Një mjet tip furgon është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Vlorë.

Gazetari Enrik Mehmeti, ka bërë me dije për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur në lagjen “4 Heronjtë”, ndërsa automjeti ‘Mercedez’ kamioncinë me targa Vl 0463 D, në pronësi të Rushit Myrto Ymeri, ishte parkuar në afërsi të banesës së tij. Si pasojë e zjarrit është djegur motori dhe kabina e mjetit. Nga zjarri u shpëtua një mjet tjetër me targa AB 571 DA, i cili ishte shumë afër me mjetin e djegur.

Ndërkohë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, një tjetër zjarr ka ndodhur në Vlorë. Rreth orës 00:23 një banesë një-katëshe e pabanuar është përfshirë nga zjarri. Banesa ndodhet në lagjen Pavarësia në afërsi të portit.

“Shënjestër” e flakëve ka qenë edhe një automjet tip “Mercedes-Benz. Rretho orës 02:35, automjeti në pronësi të shtetasit R. I., 58 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht.

Policia ka bërë me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: