Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.

Policia njofton se mjetet e djegura janë në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 21.09.2021, rreth orës 03:17, në fshatin Vllahinë, Selenicë, ka rënë zjarr dhe janë djegur dy automjete, të dyja në pronësi të shtetasit T. K, banues në fshatin Vllahinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb