TIRANE- Dy makina të parkuara janë djegur qëllimisht nga persona ende të paidentifikuar në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 02:45 teksa në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur njoftimi se në rrugën “Shefqet Kuka”, pranë pallateve Amfora ka rënë zjarr në dy mjete të parkuara. Nga hetimet paraprake të policisë rezulton se mjetet janë djegur qëllimisht.

Një nga mjetet e djegura plotësisht në pjesën e përparme i përket shtetasit E. L, ndërsa mjeti tjetër tip taksi i përket shtetasit G. Sh. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: