TIRANË-Tre automjete kanë marrë flakë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në rrugen “Ali Pash Gucia”. Makinat janë shkrumbuar dhe shkaku i zjarrëvënies nuk dihet ende.

Mes tyre është djegur edhe makina e Ferdinand Doja, avokati i Ilir Hysenit, i cili është i dyshuari kryesor nga organet e drejtësisë si koka e trafikut të kokainës, në laboratorin e zbuluar më 14 janar në Xibrakë të Elbasanit.

“Mjeti tip “Benz” me targa AA 170 JN ne pronesi te shtetasit F.N. (e cila eshte djegur komplet), mjeti “Ford” me targa AA 732 EJ ne pronesi te shtetasit Xh.N (e djegur pjeserisht ne pjesen e perparme) dhe mjeti “Toyota” me targa AA 931 IC ne pronesi te shtetases N.B (e djegur ne pjesen e pasme te mjetit)”,¬ thuhet në njoftimin e Policisë.

Mësohet se avokatit Doja është hera e dytë që i djegin automjetin. Edhe para 2 muajsh raportohet se ka ndodhur e njëjta gjë, ndërsa dyshohet se zjarrëvënia të jetë e qëllimshme.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: