Policia e Lushnjës informon se tre makina janë djegur rreth orës 03:15 minuta në lagjen “Çlirimi” në Lushnjë.

Burime të policisë për “BalkanWeb” raportojnë se shkak dyshohet se ka qenë një defekt elektrik në mjetin tip “Benz”, e për pasojë janë djegur dy mjetet e parkuara në dy anët e tij, një Audi dhe një Fiat.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, të cilët bënë të mundur shuarjen e flakëve, por dëmtimet në automjete kanë qenë të mëdha.

Ngjarja ndodhi shumë pranë Komisariatit të Policisë së Lushnjës. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb