VLORA

Një automjet Nissan me targa AA 091 NB u dogj natën që lamë pas në Vlorë

BalkanWeb mëson se automjeti ishte në pronësi të shefit të paraburgimit të Policisë Vlorë, Feim Alisinanit.

Kamerat e  sigurist kanë pikasur dy autorët që thyen xhamin dhe i kanë vendosur flakës. Automjeti është djegur totalisht teksa Policia vijon punën për të kapur autorët.

 

NJOFTIMI NGA POLICIA

Vlorë

Më datë 27.11.2020, rreth orës 01:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht automjeti i markës “Nissan”, në pronësi të shtetasit F. S.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb