FUSHË ARRËZ-10 anëtarë të një familje kanë mbetur në qiell të hapur si pasojë e djegies së banesës së tyre në Fushë Arrëz.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës në fshatin Mzi, ndërsa nuk ka persona të lënduar. Shtëpia e djegur është në pronësi të Prendush Sokolit.

Në banesë jetonin 10 persona, të cilët tashmë janë në qiell të hapur me temperaturat nën zero.

Kryefamiljari bën apel për ndihmë, pasi jetojnë në gjendje të vështirë ekonomike. Shkak i djegies së banesës dyshohet një shkëndijë elektrike.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: