Digjet pjesërisht një banesë në qytetit e Fushë-Krujës. Ngjarja ndodhi në lagjen “SMT”. Nga të dhënat që publikon gazetari Julian Shota për ‘BalkanWeb’ mësohet se banesa është në pronësi të shtetasit Asllan Stafasani.

Po ashtu bëhet e ditur se shkak i zjarrit mendohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Falë ndërhyrjes në kohë rekord të zjarrfikëses u parandalua djegia totale e banesës në fjalë dhe e banesave përreth. Fatmirësisht nga zjarri nuk ka pasur persona të lënduar.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb