Një banesë është djegur në Kavajë, ndërsa momente të vështira ka kaluar pronari i saj, i cili është përpjekur të shuajë zjarrin por ka nisur të ketë probleme me frymëmarrjen dhe gati ka humbur ndjenjat.

Gazetari Kelment Baçi raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ndodhur rreth orës 19:30 ku një banesë në katin e dytë të një pallati 5 katësh në lagjen Nr.5 u përfshi nga zjarri. Nuk dihen ende shkaqet ndërsa në banesë ndodhej vetëm kryefamiljari.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë larguar pronarin e banesës nga vendi. “BalkanWeb” sjell pamjet nga vendi i ngjarjes ku duket operacioni i zjarrfikësve dhe gjendja e të zotit të shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: