MAT

Një banesë është shkrumbuar nga zjarri në Mat. Gazetari Enver Doçi raportoi për “BalkanWeb” se banesa e familjes së Ramazan Metës në njësinë administrative Baz të Matit është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke u djegur plotësisht.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë në vend duke shuar flakët por banesa është bërë tashmë e pabanueshme. Tetë anëtarë të familjes Meta kanë mbetur në qiell të hapur. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit por dyshohet se ka ardhur nga një pakujdesi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: