VLORE– Dy makina janë djegur gjatë natës së kaluar tek ‘Kthesa e Bushajve’ në fshatin Bunavi të Vlorës.

Mësohet se makinat kanë qenë të parkuara pranë një banesë dhe pronari A.A i ka denoncuar si të vjedhura. Mjetet që janë djegur janë një furgon dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Paraprakisht policia dyshon se djegia e makinave është e qëllimshme. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

makina e djegur, vlore

Informacion paraprak
Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ”Golf”, i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb