LAC– Digjet një furgon pasagjerësh në afërsi të tregut industrial në qytetin e Laçit. Në momentin që është përfshirë nga flakët mësohet se mjeti furgon tip “Ford” ka qenë i ndaluar, i parkuar.

Ngjaja ka ndodhur rreth orës 17:55. Mësohet se mjeti u dogj plotësisht, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

Nga hetimet paraprake, shkaku dyshohet aksidental, një shkëndijë elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për hetime të mëtejshme për zbardhjen e plotë të shkaqeve. Mjeti është në pronësi të shtetasit me inicialet K.H, 55 vjeç banues në Kurbin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: