ELBASAN- Një makinë është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:40, në lagjen “Çlirimi”, ndërsa mjeti i djegur tip “Lançe”, me targa AA 783 FX është në pronësi të shtetasit K.K, 33 vjeç , banues në lagjen “Çlirimi”, Elbasan.

Mjeti ka qënë i parkuar në rrugë dhe si pasojë e zjarrit është djegur pjesërisht.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave ku nga hetimi paraprak i policisë dyshohet se ngjarja është aksidentale.
makina e djegur
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: