Një makinë është djegur sot gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 1:15 minuta në zonën e Ujit të Ftohtë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip ‘Nissan’ me targë Vl 7260 është në pronësi të shtetasit Olsi Kafazi, punonjës i Ujësjellësit.

Aktualisht policia po heton në lidhje me ngjarjen në fjalë, nëse është një defekt teknik apo zjarrvënie e qëllimshme.

“Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen ‘Uji i Ftohtë’, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës ‘Nisan’, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit”, bën të ditur policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: