Një makinë është djegur gjatë natës në Sarandë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:00, në lagjen nr.3, Sarandë.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se nga zjarri është djegur pjesërisht një mjet i markës “Toyota”, në pronësi të shtetasit me inicialet M. A., banues në Sarandë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: