VLORË

Një automjet luksoz është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në qytetin e Vlorës.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 01:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur një mjet i markës “Porsche”, me targa AA 707 PS në pronësi të shtetasit Daniel Qendraj.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: