Rreth orës 04:00 të mëngjesit të kësaj të diele në lagjen “Vullnetari” në qytetin e Elbasanit një automjet tip “Audi” me targë As 019 SC është përfshirë nga flakët.

Automjeti rezultoi se është në pronësi të Hyrjan Boshnjaku dhe ishte i parkuar në rrugë pranë pallatit ku banon ky person.

Si pasojë e ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës u arrit të shuheshin flakët, por automjeti ishte djegur pjesërisht.

Dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme dhe policia po heton për zbardhjen e ngjarjes.

Mësohet gjithashtu se pronari i automjetit, i cili ka qenë në ballkon, kishte parë personin me maskë që i vuri flakën duke e spërkatur me benzinë mjetin. Ai është larguar me vrap duke e hedhur shishen e benzinës. Ndërkaq vetë familjarët fillimisht janë përpjekur të izolonin flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: