Në orët e hershme të mëngjesit, kampi ku janë të strehuar refugjatët sirianë dhe persona tjerë nga vendet tjera ka marrë flakë.

Sirena e zjarrfikësëve të Mitrovicës është dëgjuar nëpër qytet në orët e para të mëngjesit të sotëm, teksa kanë ndërhyrë në shuarjen e zjarrit.

Ende nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky zjarr, ndërsa në vendin e ngjarjes gjendet edhe Policia e Kosovës.

Edhe ditë më parë është raportuar për probleme të shumta në këtë vendqendrim të refuagjatëve, ndërsa pranë tyre gjenden edhe njësia për ndërhyrje të shpejta e Policisë së Kosovës.

Zjarri nuk dihet si ka ndodhur, ndërsa policia po heton shkaqet që quan deri tek kjo zjarrvënie.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: