Mëngjesin e sotëm një magazinë pranë një ferme është përfshirë nga flakët në fshatin Petrushë, në Pogradec.

Nga informacionet paraprake bëhet fjalë për një magazinë bujqësore ku janë shënuar veç dëme materiale. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje, bashkë me policinë që pritet të fillojë procedurat e hetimit, mbi shkaqet e zjarrit.

Në vendngjarje janë paraqitur dy mjete të zjarrfikëses nga Pogradeci dhe Maliqi, të cilët po shuajnë flakët.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 05.10.2022, rreth orës 06:30, në hyrje të fshatit Petrushë, Pogradec, ka rënë zjarr dhe është djegur plotësisht një magazinë frigoriferike në pronësi të shtetasit H. H. Si pasojë e zjarrit nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb