Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 03:20, në lagjen “24 Maji”.

Burime zyrtare thënë se ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht, brenda oborrit të shtëpisë, automjeti tip “Audi”, në pronësi të shtetases me inicialet V. H., 29 vjeçe.

Nga të dhe dhënat e para, dyshohet se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb