ELBASAN

Një makinë tip “Range Rover” është përfshirë nga flakët në Elbasan. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërsa mjeti  në propnësi të shtetasit me iniciale M.A është djegur pjesërisht.

Njoftimi i policisë:

Gjatë mbrëmjes së djeshme ka rënë zjarr  në mjetit tip “Range Rover”, në pronësi të shtetasit M.A., Mjeti  ishte i parkuar në rrugë pranë banesës dhe si pasojë e zjarrit mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është aksidental.  Grupi hetimor vijon punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: