KORCE

Makina e ish shefit të policisë të burgut të Drenovës është djegur gjatë ditës së sotme. Mësohet se mjeti i Adriatik Parisit ndodhej i parkuar në garazhin e shtëpisë kur u përfshi nga flakët së bashku me garazhin.

Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e djegies së makinës, por forca të shumta policie dhe zjarrfikësja kanë mbërritur në vendngjarje.

Kujtojmë se Adriatik Parisi u pezullua nga detyra si Shef i Policisë së Burgjeve në Korçë në shtator të këtij viti.

Pezullimi i tij erdhi në kuadër të luftës kundër korrupsionit në sistemin e burgjeve, fenomen që kishte vënë në rrezik sigurinë e burgut te Drenovës.

Në vendin e tij u komandua sot Kamber Hoxha.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb