KRUJË

Një automjet është djegur në orët e mbrëmjes së kaluar në Krujë teksa policia ka shoqëruar 6 persona për ngjarjen. Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Policisë Durrës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30, në Krujë ku ka marë flakë në parkim mjeti tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit S. H.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.

Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: