VLORA

Një automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në lagjen “10 korriku” në orët e para të mëngjesit.

Një automjet i tipit “Fiat” është në pronësi të shtetasit E.S., dhe është djegur pjesërisht. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit. (foto ilustruese)

NJOFTIMI NGA POLICIA
Më datë 11.03.2021, rreth orës 02:22, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Fiat” në pronësi të shtetasit E. S., banuese në Vlorë. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: