FIER

Digjet një banesë në Rreth Libofshë në Fier. Gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se në momentin që shtëpia është përfshirë nga flakët nuk ka pasur njëri në banesë.

Dyshohet se shkak për zjarrin ka qenë një masë me energjinë elektrike. I zoti i shtëpisë Aliosha Simaku tregoi se zjarri ka djegur çdo gjë.
“Djali dhe nusja nuk kanë qenë në shtëpi. Është dëmtuar çdo gjë. Dëgjova kallamat që po digjeshin dhe kërcisnin”, tha mes lotëve i zoti i shtëpisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: