VLORË- Digjet një banesë në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Apartamenti i djegur ishte në katin e tretë të pallatit, ku jetonte vetëm një e moshuar, e cila fatmirësisht nuk ishte në banesë në momentin kur ra zjarri.

Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në dhomën e gjumit, ndërsa e moshuara, e mbetur tashmë e pastrehë bën apel për ndihmë.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: