TIRANË- Një automjet është djegur mëngjesin e sotëm në Qafë-Kashar, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse që kanë shuar flakët. Po kështu në vendin e ngjarjes ndodhen edhe forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet. Paraprakisht, dyshohet se shkak i djegies së mjetit është një defekt teknik.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: