Flakët, të cilat nuk dihet ende nga se janë shkaktuar kanë shkrumbuar pothuajse të gjitha orenditë e klasës.

Menjëherë pranë shkollës kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Fierit, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre edhe në mjediset e tjera të shkollës. Këta të fundit mesohet se janë njoftuar nga banorë te zonës, të cilët kanë parë tymin të dale nga mjediset e shkollës. Një banor, ka treguar se ka mbërritur i pari dhe ka fikur zjarrin me kova, edhe pse ka thyer karantinën për të fikur zjarrin.

Tashmë ka nisur puna për gjetjen e shkaqeve që kanë cuar në përhapjen e flakëve në mjediset e shkollës, në një kohë që kjo e fundit prej javësh nuk funksionon.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb