Digjet një automjet në tunelin e Kalimashit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:40, teksa makina është përfshirë nga flakët në ecje dhe më pas është djegur plotësisht.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ka qenë një defekt që ka bërë që mjeti të shpërthejë në flakë. Fatmirësisht personat që kanë qenë brenda kanë arritur të dalin në kohë.

Gazetari nga Kosova Shaip Mustafa, në një video të dërguar nga familjarët e tij bën të ditur se të gjitha veturat janë larguar nga tuneli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: