Një makinë është djegur gjatë mesnatës së djeshme në Fier.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb” se makina tip “Mitsubishi Carisma”, është djegur në vendin e njohur si ish-UMB në Fier.

Automjeti me motor benzin-gas, me targa AA265 HS, ka marrë flakë në ecje e sipër, çka e ka detyruar drejtuesin, Dashnor Hysko, të dalë i alarmuar prej saj.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që kanë mundësuar shuarjen e flakëve, ndërsa makina është djegur në pjesën më të madhe të saj.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të parë nga afër situatën, ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në shpërthimin e flakëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: