Është djegur një makinë në qendër të qytetit të Fierit.

Gazetari Ervis Kuçi, raporton për “BalkanWeb”, se makina tip “Fiat Punto”, me targa AA 408 HH, është shkrumbuar pjesërisht.

Sipas tij, dyshohet se shkak i flakëve ka qenë një defekt që ka shkaktuar shkëndijë elektrike. Fatmirësisht, nga ky incident veç dëmeve materiale nuk ka të lënduar.

Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe i ka shuar flakët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb