SUEDI- Një shkollë, ku mësonin fëmijë të komunitetit mysliman në Suedi është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur gjatë mesnatës në qytetin Vaxjö në jug të vendit.

Sipas televizionit Shtetëror të Suedisë (SVT), policia dyshon të jetë një zjarrëvënie e qëllimshme. Sakaq, bëhet e ditur se 25 zjarrfikës punuan për ta shuar zjarrin, ndërsa flakët u morën nën kontroll vetëm pas 3 orësh.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Ismail Abuhelal pohoi se: “Sipas informacioneve tona, 2 të rinj i kanë vënë zjarr shkollës dhe janë larguar. Këtë do ta hetojë policia për të zbardhur ngjarjen. Nuk ka të vdekur, por ka dëme të madha materiale.”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: