Branko Jaçovski nga fshatit Pçinja të Kumanovës ka humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në shtëpinë e tij, informon “Telma”.

Shpërthimi i zjarrit është paraqitur në orën 04:00 të mëngjesit në Njësinë e Zjarrfikësve në Kumanovë.

Zjarri ka përfshirë pjesën më të madhe të katit të shtëpisë ku ka pasur materiale si letra dhe tekstil, shkruan Express.

Supozimet fillestare janë se zjarri shpërtheu nga një furrë katërkëndëshe që nxehte shtëpinë e të ndjerit Jaçovski.

Në vendin e ngjarjes hetim ka bërë prokurori publik dhe ekipet nga policia e Kumanovës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb