Një 30-vjeçar banues në fshatin Krahës Memaliaj, është proceduar penalisht për shkatërrim të pronës me zjarr.

Uniformat blu bëjnë me dije se 30-vjeçari dyshohet se ka shkaktuar zjarr dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me agrume, në pronësi të një banori të këtij fshati.

Njoftimi: Tepelenë

Procedohet penalisht një shtetas, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Në vijim të punës hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, në ngarkim të shtetasit A. H., 30 vjeç, banues në fshatin Krahës, Memaliaj, pasi dyshohet se ka shkaktuar zjarr, në fshatin Lulëzim, Memaliaj, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me agrume, në pronësi të një banori të këtij fshati.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, sepse do të përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: