VLORË

Dy automjete janë djegur pjesërisht në Orikum, pasi ishin të parkuara pranë një sipërfaqe toke me barishte që u përfshi nga flakët.

Ngjarja, sipas policisë ndodhi sot rreth orës 18:45, pranë Kishës, në Orikum, ku u përfshi nga flakët një sipërfaqe toke me barishte dhe si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur pjesërisht dy automjete tip “Mitsubishi” dhe “Jeep”, të parkuara.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: