Ka dështuar edhe raundi i dytë i procesit të votimit për presidentin e ri.

Në Kuvend nuk u depozitua asnjë emër nga opozita.

Më herët:

Është “djegur” edhe raundi i dytë i procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës.

Në Komisionin e Ligjeve, si opozita ashtu dhe maxhoranca nuk kanë paraqitur asnjë kandidat.

Opozita nëpërmjet kreut të grupit të saj, Enkelejd Alibeaj ka thënë se nuk do të ketë më diskutime me maxhorancën. Kjo e fundit nga ana tjetër ka theksuar se nëse opozita nuk sjell propozimet, atëherë ata do e zgjedhin të vetëm Presidentin në raundin e 4-rt, ku Kushtetuta parashikon që Kreu i ri i Shtetit të zgjidhet me 71 vota.

“Mbetet për t’u parë nëse do të kemi zhvillime sa i përket raundit të tretë. Alibeja ka deklaruar se nëse nuk do të ketë një qëndrim tjetër nga mazhoranca nuk do të propozojë as në raundin e tretë. Ndërkohë në raundin e katër Balla është shprehur se nuk do ta lërë vendin pa president”, tha gazetari Osman Stafa në një lidhje direkte për News24.

Nga ana tjetër Berisha ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e farsës së kryeministrit Rama.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb