Dy vatra të tjera zjarri janë aktivizuar në rrethin e Krujës, njëra në fshatin Halil dhe tjetra në kodrat e fshatit Arrameras.

Gazetari Julian Shota raporton për BalkanWeb se flakët po përpijnë çfarë t’u dalë përpara të favorizuar edhe nga era.

Momentalisht nuk rrezikohen banesa, por zjarri po avancon me shpejtësi.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar dy zjarrfikëset e Krujës, të ndihmuara nga një e Kamzës dhe një nga Tirana.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb