SHKUP- Shtëpia e kandidatit për kryetar të Komunës së Shkupit nga radhët e VMRO-DPMNE, Vllado Misajllovski është përfshirë nga zjarri gjatë paradites së sotme.

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale dhe nuk ka të lënduar në njerëz. Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës i cili ka vendosur nën kontroll flakët, teksa një punonjës ka pësuar plagë të lehta.

misajlovski

Ende nuk dihen shkaqet dhe motivet e ngjarjes. Policia nuk përjashton pistën për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës.
shtepi
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb