Digjet një trajlër që transportonte kartona picash nga Tirana për në Kukës në “Rrugën e Kombit” në afërsi të trarit ku bëhet pagesa.

Gazetari i News24, Bledar Dokle, raporton se flakët kanë përfshirë pjesën e pasme të trajlit ku ishte edhe ngarkesa, ndërsa koka e trajlit nuk është djegur fatmirësisht. Dy automjete të zjarrëfikses së Kukësit janë përgjigjur thirrjes në kohë duke neutralizuar flakët.

Përpos dëmeve materiale të ngarkesës është dëmtuar edhe pjesa e pasmje e trajlerit.

Policia ndodhet në vendngjarje për të verifikuar shkaqet e këtij incidenti.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb