Deputeti i LSI, Petrit Vasili ka folur në Kuvend për rrjedhjen e të dhënave personale.

Ai tha se me procesin e digjitalizimit, të prezantuar një ditë më parë nga kryeministri Rama, ka mundësi më të shtuar për rrjedhjen e të dhënave.

Vasili tha se duhet punuar më shumë në këtë drejtim dhe autorët e vërtetë të kësaj vepre, duhet të ishin vendosur përpara drejtësisë.

“Ky që foli ja një gjysmë ore këtu për Butrintin dhe pasuritë e tija. Ky që u shqetësua se është në gjyq për bingot e teatrit. Shteti dje duartrokiti që digjitalizimi arriti nivele të jashtëzakonshme. Po cila të dhënash po digjitalizojmë, ato që janë sheshit? Ky shërbimi i digjitalizuar me zero siguri çfarë është? Është një Big Brother i Madh që të shantazhohen kush të dojë.

Si mund të flasim për digjitalizim ku nuk është dhënë përgjigje për rrjedhjen e të dhënave. Për këtë mbahen mend dy gazetarë, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati. Shqipëria thotë DASH shërben si bazë për krimin e organizuar. Ky krim i organizuar ka të dhëna në duar. Ka një shpjegim, që drejtësia e kapur, shteti i kapur kërkojnë q të dhënat t’i mbajnë ato. Në një shtet tjetër do të kishte raportime pa fund. Asnjë fjalë për këtë çështje. Sot do të votohet një rezolutë, po asgjë për të dhënat. Ku janë përgjegjësitë. E njëjta gjë ndodh edhe për një sektor tjetër të madh, që quhet qeverisja demokratike, është e drejta e informimit. Unë kam kërkuar informacion nuk vjen informacioni, përtej afateve ligjore. Kam kërkuar të merren masa administrative, për çështje të interesit të lartë publik.

E drejta e informimit është garantuar për të tjerët. Kemi kontrata sekrete, blemë vaksina me kontrata sekrete. Sekretet e mëdha për të batërdisur interesin publik i dinë vetëm këta. Këta edhe për taksat e shqiptarëve thonë janë tonat. Qeveria ka një portofol të vetin. Janë të dhëna sekrete. Edhe tenderat janë sekrete. U kthyem në kohën e sekreteve. Kur raportohet për 2 çështjet e mëdha unë them që nuk do e votoj projekt-rezolutën. Sot, për sa kohë që ‘fajtorët’ mbeten Armand Shkullaku dhe Andi Bushati tregon që kjo gjë do të përsëritet vazhdimisht”, tha Vasili.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb