Deputeti Lefter Maliqi shkruan në ‘Facebook’ se kryeministri Edi Rama u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese pas presionit të fortë të ndërkombëtarëve.

Mes të tjerash, deputeti i drejtohet Ramës duke i thënë se “nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar”.

Mesazhi i Maliqit:

Rilindja do shkrihet si akullore, kaushi do i ngelet Ramziut!
Pas presionit të fortë të partnerëve tanë ndërkombëtarë, Ramziu u tërhoq nga kalimi i ndryshimeve kushtetuese, që kishte kërcënuar se do ti kalonte në seancën e sotme plenare, edhe pa dakordësinë e Opozitës së Bashkuar dhe asaj parlamentare.
Por, dje, ‘transportuesi’ Damian Gjiknuri, paralajmëroi se konsensusi është i pamundur kur vjen puna te koalicionet parazgjedhore.
Pse qenka i pamundur o Gjiknur, mos jeni gjë zotër të gjithçkaje e meqë keni votat, bëni çfarë të doni?!
Megjithëse të kuptoj, sepse çdo gjë e ndershme dhe e drejtë, për ju ështtë e pamundur.
Ju ka hyrë frika në palcë nga fitorja spektakolare e koalicionit të madh PD-LSI.
Mirë nga koalicioni paskan frikë, po listat e hapura pse nuk i do Ramziu, pse luan në mënyrë mafioze edhe aty?
I ka dëgjuar Ramziu mesazhet e përditshme të ambasadorëve në Tiranë, zyrtarëve në Bruksel etj, kur japin ultimatumin që mos të preket marrëveshja e 5 Qershorit?
Dje, e përsëriti edhe ambasadori britanik në Tiranë, në të njëjtën linjë me kolegët Kim, Soreca etj.
Ramzi, nuk ke zgjidhje tjetër, përveçse të heqësh dorë nga manovrat e ndyra që të karakterizojnë, ti japësh fund mbledhjeve të dështuara të Këshillit Politik, dhe ti thuash ‘transportuesit’ që drafti i Opozitës së Bashkuar është e vetmja alternativë e ndershme dhe në shërbim të votuesit shqiptar.
Lexoje mirë letrën që të mbërriti sot nga Opozita e Bashkuar, është në të njëjtën linjë me Brukselin, që nëse shkelet marrëveshja e 5 Qershorit, rrezikohen negociatat o Ramzi.
Megjithëse ty kjo fjalë të ka ardhur në majë të hundës, se i ke hapur në Shqipëri, sa herë ti kanë mbyllur në Bruksel.
Prano ekspertizën e OSBE/ODIHR Ramzi, sepse sido që të shkojë, je i marrë fund.
O i Pashpresë, që ke filluar edhe presionin e kapjes së votave, me metoda mafioze, duke nisur edhe me zhvendosjen e listave të zgjedhësve nga zonat e tyre; po e shtrydh ushtarin tënd Lleshaj, deri në pikën e fundit.
Çfarëdo manovre të bësh ti o Ramzi dhe ushtarët e tu, për interesa të pushtetit tënd personal, që ka 7 vite e gjysmë i lidhur me krimin e korrupsionin, humbjen e ke të garantuar.
Dije mirë se Rilindja jote do shkrihet si akullore, sigurisht që kaushi do të të mbetet ty.
P.S Dhe mjaft postove tabela me shifra e statistika të vizatuara nga ushtarët e tu, për të treguar se sa mirë qeveris, se nuk ka më shqiptar që e beson këtë, i je neveritur deri në palcë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb