LUKSENBURG-Hapi i ardhshëm në kuadër të një marrëveshjeje të qendrueshme dhe të besueshme duhet të vijë nga pala greke në negociatat e vështira që ka ndërmarrë Athina dhe kreditorët, deklaroi sot kreu i zonës euro, Jeroen Dijsselbloem, ndërkohë që Athina po i afrohet në mënyrë të rrezikshme dështimit të pagesave.

“Shpresoj që ata do të vijnë me më shumë propozime për të mundësuar arritjen e një marrëveshjeje, por unë jam shumë pesimist”, deklaroi Dijsselbloem para fillimit të një takimi të ministrave të Financave të zonës euro.

“Unë nuk jam i sigurt që ne do të progresojmë, por shpresoj”, theksoi ai duke shtuar se do të studiojnë çdo propozim alternativ, por aui duhet të jetë i besueshëm, të ketë kuptim”.

(a.n/afp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: