Deputetja demokrate, Ina Zhupa ka reaguar ashpër në lidhje me sulmin e paprecedentë në “Prestige Resort”, ku dy godina të hotelit u konfiskuan pa vendim gjykate. Në një intervistë për gazetarin e News24 Ergys Gjençaj, Zhupa tha se kjo është diktatura e ERTV-së dhe e ‘Aktivistit’.

“Kam qenë e shokuar jo vetëm për atë që ndodhi në “Prestige”, por për atë se si shteti abuzon me pushtetin dhe nëpërkëmb nocionet. Këtë e bën për të shtypur fjalën e lirë dhe median”, tha ajo.

“Vetëm një ditë më parë i kisha kushtuar një vëmendjen të veçantë raportit të DASH me idenë që sot do ta diskutonim, dhe ndërkohë dje në një ditë simbole paqeje, dhe pushimi, sulmuan një tokë private pa asnjë ligjshmëri. Është kambanë alarmi që duhet të na shqetësojë si qytetar. Nuk mund të rrimë gojëmbyllur kur sot kërcënohet prona, lirua e shprehjes, dhe jemi një hap larg vendosjes së diktaturës, diktaturës së ERTV, ‘Aktivistit’.

Unë e pash si një tregim dhëmbësh dhe forcë që në këtë vend bëj çfarë të dua dhe nuk pyes as për amerikanët, as për ndërkombëtarët, sepse e ka kthyer këtë vend si bahçen e tij dhe komandon si sulltan nga Surreli.

Nëse të dhënat që kanë prodhuar vetë i besojnë, ndërkombëtarët duhet të reagojnë, të bëhen bashkë për të drejtat themelore.

Pronari i Hysenbelliu Group, i mjafton vetëm raporti i DASH për ta çuar çështjen në gjykatën ndërkombëtare. Por mendimi dhe shqetësimi im se çfarë i ndodh qytetarëve që nuk ka pushtet”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb