Kreu i Unionit të Integrimit të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni me një reagim të gjatë është shprehur se fryma e enverizmit vijon të ketë pasoja traumatike për shoqërinë shqiptare.

REAGIMI I PLOTË:

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit   në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat. Enveri ka vdekur, por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia.

Dje u mbushën 39 vite nga vdekja tragjike e luftëtares , patriotes, krijueses së Partisë Social Demokrate shqiptare, shkrimtarja e shquar Musine Kokalari në Rreshen –Mirditë. Bijë e një familje fisnike, antifashiste, dhe antikomuniste. Të gjith shqiptarët e përndjekur politikë dhe antikomunistë, por shqiptarët e ideollogjizuar nderonin këtë shqiptare të madhe nxënse e Sami Frshërit, mbaruar fakultetin e letërsisë Moderne në Universitetin  “La Sapinza” në Romë.

Dje nderuam aktivitetin e saj kombëtar e patriotik, studimet e shkrimet e saja me përmasa botrore, vrasjen tragjike të dy vëllezërve të sajë Muntaz e Vesim Kokalari nga diktatori Enver Hoxha një masakrën e nëndorit të 44 kujtuam gjygjin e saj në 1946 ku ajo shfaqi gjith guximin e saj, duke deklaruar në sallën e gjygjit : “Nuk kam nevojë që të jem komuniste për ta dashur vendin tim! Unë e dua vendin tim dhe pse nuk jam komuniste.,  Ju po më denoni për idetë e mia. Unë nuk kërkoi falje , sepse nuk kam bërë asnjë faj.“Ju më denoni mua se jam nxënse e Sami Frashërit. “Dhe agjensia telegrafike shqiptare  ka ilustruar  në një mënyrë shum fisnike foton e saj gjat procesit gjygjësor. Mbasi përballoi me stojtizëm torturat çnjerzore të xhelatëve komunistë,  dhe mbasi kreu 16 vite burg politikë, ajo u internua në Rreshen – Mirditë ku punonte në ndërtim si puntorë llaçi deri kur vdiq në mënyrën më tragjike. Në viti 1980 e dërmuar nga vuajtjet dhe e raskapitur nga punët e rënda u sëmurë nga kanceri, u la pa mjekuar dhe vdiq e vetmuar në Rreshen , ku e varrosën varrhimsit. Mbas ardhjes pluralizmit, ajo është nderuar dhe i jan botua studimet e saja “ Siç më thotë nëna plakë,” 1941, “Rreth vatrës”1944, “sa u tund jeta” 1944

Departamenti i  Shtetit  Amerikan për të nderuar veprimtarinë e Musine Kokalarit ka emërtuan një medalje me emrin e sajë, dhe nderon personalitet e ndryshme shqiptare që sakrifikojnë për shoqërinë dhe demokracinë. Kështu para disa vitesh është nderuar me medaljen “ musine Kokalari ish Z/vëndsë ministria e punës sociale Bardhyla Konspiri kur ishte Ministër Erion Velia.

 MUSINE KOKALARI NË SALLËN E GJYQIT KOMUNIST

Shqiptarët ndodhen përpara fenomenit më të  rrezikshëm për ecurinë dhe zhvillimet e demokracisë, Ato përballen  me  mos dënimin  e ideologjisë  kriminale të diktaturës. Sot mazhoranca aktuale po rikthen dhe po trysnin me   pushtetin politik qeverisës simbolet e diktaturës komuniste.

Mbas 31 vitesh ne përballemi  me një mazhorancë me moshë të re por me mentalitet komunist dhe këmbgulës për të rehabilituar diktatorin dhe simbolet e atij regjimi shfarosëse që vrau dhe torturoi shqiptarë të pafajshëm

Dje në ditën e përvjetorit të vdekjes tragjike të disidencës Musine Kokalari komanduesi i Bashkisë së Tiranës nderoi Enveristin famkeq , ish bashkëpuntorin e diktatorit Enver Hoxha Sevo Tarifen me me Medaljen e Mirnjohjes, një akt sa i turpshëm dhe aspak ligjor për një sistem demokratike.

Shoku Veliaj! Të shërbesh në një sistemi demokratik që e ka dënuar me ligj regjimin diktatorial të Enver Hoxhës si sistemi më i egër e më vrastarë, një sistem Stalinist  që ka vrarë dhe ka zhdukur kufomat  mbi 6000 shqiptarëve që nga fëmija e deri tek pleqtë 85 vjeçar, që sot nuk kam një varr, dhe në emër të pushtetit vendor të fyesh Musine Kokalarin në përvjetorin e vdekjes tragjike të saj,  e qindra mijëra familje shqiptare që përballuan atë genocide shtetëror diktatorial , që sot nuk kanë nuk kanë një varr në token e tyre, duke nderuar enveristin Tarifa, kjo është veprim sa i papërgjegjshëm aq dhe anti kombëtar. Në çdo vend që ka kaluar regjimi diktatoriale bashkëpunëtoret e diktatorit i  mbyllin vitet e pleqërisë në burgje, dhe jo të nderohen.

I kujtojmë monstrave të  enverizmit të  tipit Sevo Tarifa dhe Enveristit të Bashkisë Tiranë me një madalje që jep ty, falë mbështetjes së  politikbërjes për bashkëpuntorët e  diktatorit nuk mund të ja parqitni si një qytetar të devotshëm ata që kan marrë pjesë në krimet e diktaturës. Ne të  perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve të  familjeve tona, dhe shprehim indinjatën tonë njerzore ndaj  monstrave enveriste  që  prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që  po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare.

I bejmë me dije  ketij  Tarifava dhe Veliajve  se sa të rrojnë krimet makabre të Enver Hoxhes nuk mund ti fshinë me një dekoratë. Është turp kombëtar që Partitë politike si opozita dhe pozita janë në një linjë për mos denimin e enverizmit kësaj ideologjie çfarose vrastare për kombin shqiptar. Heshtja e opoziës për dekorimin e enveristit Sevo Tarifa është akt i turpshëm.Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar. Por në fillim, ama, le të dimë se cilët jemi… Kjo nevojë ka qenë për të gjitha vendet në ish-diktaturë, që në një mënyrë a në një tjetër kanë gjetur rrugëzgjidhje për të pranuar  të vërteta, duke na lënë të kuptojmë se harresa për atë kohë është thjesht një iluzion.  Do të kujtoj gjithnjë dhe kudo ata që persekutuan dhe ishin fytyra e regjimit komunist. Nuk do t’i harroj kurrë, dhe kështu duhet të bëjë shoqëria, në mënyrë që të kemi një ndërgjegje morale  e të ndërtojme një shoqëri pa konflikte por të dashur e paqesore..

“Këmbanat bien për të gjithë.. diktatura po troket nga indiferenca jonë. Heshtja vret lirinë.

Presidenti

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb