MIANMAR

Policia në kryeqytetin e Mianmarit, Nay Pyi Tau ka përdorur topa uji mbi punëtorët që zhvillojnë një grevë mbarëkombëtare kundër grushtit të shtetit ushtarak në vend.

Mijëra njerëz po marrin pjesë në ditën e tretë të protestave në rrugë, duke bërë thirrje për lirimin e udhëheqëses të zgjedhur me votë popullore Aung San Suu Kyi dhe për rivendosje të rendit demokratikm, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Shefi i ushtrisë Min Aung Hlaing u shfaq në televizion të hënën, duke mbrojtur veprimin e ushtrisë dhe atë që e quajti, shtet të së drejtës. Të dielën, Myanmari pa protestën e saj më të madhe në më shumë se një dekadë.

Javën e kaluar, ushtria mori pushtetin, pasi pretendoi pa prova se zgjedhjet e mëhershme ishin të vjedhura. Ata gjithashtu shpallën një gjendje të jashtëzakonshme një vjeçare në Mianmar, vend i njohur gjithashtu si Burma, e pushteti i është dorëzuar gjeneralit Min Aung Hlaing.

Suu Kyi dhe drejtuesit e lartë të Partisë së saj Lidhja Kombëtare për Demokraci (NLD), përfshirë Presidentin Uin Myint, janë vendosur në arrest shtëpiak. Një këshilltar ekonomik australian i Suu Kyi, Sean Turnell, gjithashtu është ndaluar dhe të hënën familja e tij postoi një deklaratë në Facebook duke kërkuar lirimin e tij të menjëhershëm.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb