FSHF duket se është kapur e papërgatitur nga publikimi i vendimit të UEFA-s për Skënderbeun dhe reagimet e saj janë veprime totalisht të dëshpëruara për të heshtur reagimin masiv të opinionit sportdashës në Shqipëri.

Edhe pse ishte publikuar vendimi i plotë i UEFA-s për dënimin e Skënderbeut, i cili u la në fuqi nga KAS, FSHF bëri një reagim qesharak duke thënë se po priste vendimin e detajuar të KAS për të dalë me deklaratë zyrtare për çështjen. Në të njëjtën kohë organi drejtues i futbollit në vend hodhi baltë mbi gazetën “Panorama Sport” duke e akuzuar për shpifje.

Por ky reagim i FSHF-së nuk i ka pëlqyer aspak fansave të tyre në Facebook dhe këta të fundit kanë lëshuar një mori komentesh akuzuese dhe ofenduese ndaj drejtuesve të Federatës, të cilët sipas tyre po e shkatërrojnë futbollin në vend.

Nuk ka ndenjur duarkryq stafi i FSHF-së që merret me marrëdhëniet me publikun, duke fshirë menjëherë një numër të madh komentesh. Pra praktikisht, FSHF po mundohet të rikthejë sistemin diktatorial ku nuk pranoheshin akuzat ndaj Partisë së Punës.
(er.shk/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb