Dikur epiqendër e Covid-19, por Viti i Ri u festua normalisht në Wuhan , të rinjtë pritën 2021 jashë apo në lokalet e natës. Një vit më parë, shpërthimi i Covid-19 u raportua në qytetin e provincës Hubei, i cili më pas u përhap në të gjithë botën dhe vrau më shumë se 1.8 milion njerëz.

Qyteti nuk ka raportuar një rast të ri lokal të transmetuar të sëmundjes 10 muaj pasi hoqi bllokimet më të rrepta në botë, 7 muaj më parë.

Të rinjtë u panë në klubet e natës, ndërsa një turmë e madhe u mblodh para bashkisë së qytetit duke mbajtur balona në duar. “2020 ka qenë një vit tepër i vështirë për ne sepse kemi përjetuar pandeminë, e cila është një përvojë e paharrueshme”, tha rezidenti lokal Xu Du për AFP.

Uhan2 500x333
Uhan2 500×333

Kina është përballur me kritika të gjëra për trajtimin fillestar të virusit, i cili u shfaq në Wuhan, në provincën qendrore të Hubei, në dhjetor 2019. Vendi është akuzuar për fshehjen e të dhënave dhe lejimin e virusit të përhapet ndërkombëtarisht.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: