Deputetja e PS Ermelinda Felaj e ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” u pyet në lidhje me figurën e Tonin Vocajt, i cili dikur ka bërë foto me vrasësin e komisarit Dritan Lamaj, kurse sot është në krye të OFL.

Felaj u shpreh se morali nuk është i vendosur njëherë e përgjithmonë, ndërsa shtoi se ndaj Vocajt nuk ka akuzë penale.

Ermonela Felaj: E kemi akuzuar për shoqërinë ku u gjet, gjë e cila është sqaruar. Kjo nuk është akuzë penale, është politike. Nuk e kemi akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Dyshimet e mia do të ishin që ka bashkëpunuar për vrasje, por për sa kohë që nuk ka akuzë penale, do të thotë se nuk mund ta kryqëzojmë. Morali nuk është vendosur njëherë e përgjithmonë. Prandaj mendoj se Lleshaj e ka zgjedhur. Nuk ka pasur kurrë akuzë ndaj zotit Tonin Vocaj.

Arben Hajdarmataj: Unë kam punuar me Tonin Vocajn. Politikës i intereson që të fusë duart tek policia. Janë rreth 11 mijë punonjës dhe ndaj politika fut duart aty. Politika manipulon edhe zgjedhjet me anë të policisë. Nëse do i kthehem pjesës të moralit, zonja Felaj tha se ndryshon.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb