Juventus do sfidojë Interin të mërkurën në mbrëmje për finalen e Kupës së Italisë. Në prag të këtij 90 minutëshi ka folur Allegri, trajneri bardhezi. Tekniku i Zonjës së Vjetër e di mirë se përballë do ketë një kundërshtar të fortë, teksa shprehet se ka disa dyshime për formacionin.

“Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme me dy skuadra shumë të forta. Kemi zhvilluar ndeshje të mira kundër Interit këtë vit, do të duhet durim dhe qartësi. Pastaj futbolli është i çuditshëm dhe pas dy minutash ndryshon i gjithë plani i lojës. Vetëm duhet të jemi të qetë”.

Kush do luajë- “Kam disa dyshime, para mbledhjes teknike do të marr vendimin tim. Chiellini dhe Perin luajnë me siguri, të shohim të tjerët. Do të vendos nëse do të luaj tre apo katër në mbrojtje”.

Finalja-“Në të kaluarën ishte qershia, tani është torta. Kur luan një finale ka gjithmonë një rëndësi të madhe, sepse duhet ta fitosh atë.Ne kemi bërë një rrugë rritjeje pasi kemi filluar keq. Përgatitja na çoi të kualifikoheshim në Champions League që është tregues i rëndësishëm. Nuk fituam kampionatin, por në fund të sezonit do të ulemi për të përmirësuar gjërat. Vitin e ardhshëm duam të nisim më mirë sezonin pas një viti pune”.

VLERËSIMI- “Nëse fitojmë, dikujt do t’i duket pak. Nëse humbasim do të jetë një fatkeqësi për opinionin. Duhet të bëjmë vlerësime të tjera për të qenë konkurrues sezonin e ardhshëm” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: