Ai sot është 82-vjeç, me një të kaluar tepër trishtuese. Po flasim për Alberton, një shtetas Italian që jeta i mori një kthesë të papritur pas vdekjes së vajzës në moshën 31-vjeçare.

Dikur ishte i pasur, ndërronte makinat luksoze, kurse sot nuk ka as shtëpi, por vetëm një makinë Fiat Punto që e ka mbuluar me një çadër, që të mos e shohin në çfarë gjendje jeton. Ai jeton në një rrugë të Firences në Itali. Shumë vite më parë, bënte jetë prej një “don zhuani”. Ka pasur dyqanin e tij të veshjeve dhe shoqërohej me elitën e Firences dhe Romës, si dhe kishte 3 makina sportive Ferrari në ngjyra të ndryshme.

Në mesin e miqve, ishte edhe vëllai i këngëtares Rafaela Kare dhe vet këngëtarja, që në shtëpinë e tij kishte fjetur shumë herë.

E në momentin që mësoi se e bija e tij vuan nga HIV/AIDS, vendosi të qëndrojë pranë saj në Romë. Për fat të keq, vajza e pafat ndërroi jetë në moshën 31-vjeçe. Aty filloi t’i shkatërrohet bota dhe jeta private.

“Prej atëherë jeta ime ka filluar të shkatërrohet, vërtetë kam rënë me kokë poshtë. Nuk kam dashur më të bëjë asgjë”, tha ai duke shtuar se pas këtij rasti i ishte kthyer bashkëshortes, por se dhimbja ishte më e madhe sesa dëshira për jetë derisa qëndroi afër saj.

Pasi ajo ndërroi jetë, Alberto u rikthye në Firence, duke filluar jetën në një lloj qendre që shërbente si strehimore.

Por edhe aty “aventurës” së tij i erdhi fundi, pasi u mbyll qendra, duke u detyruar të shkoj te një mik të jetoj në Sesto Fiorentino.

As kësaj radhe jeta nuk u tregua e mëshirshme me të, kur edhe miku ndërroi jetë e Alberto gjeti veten në mes të rrugëve.

Kur netët janë shumë të ftohta ai flenë në veturën e tij të parkuar, që rrallë herë ndizet pasi nuk ka para për benzinë.

“Tërë ditën e kalojë jashtë, pra nga mëngjesi herët e deri në ora 19:00. Gjithmonë e shmangu darkën”, shtoi ai.

Për të ditët janë pothuajse të njëjta. Largohet nga qendra e qytetit në mëngjes dhe fillon shëtitjen. Nëse ka para e pi një kafe, e nëse nuk ka thjesht futet në lokale për t’u ngrohur dhe sërish del për shëtitje.

“Kam pasur butikun e këmishëve në Pariol, kam veshur fytyra publike, jetoja në një shtëpi prej 400 metra katrorë, fitoja shumë, kisha tre Ferrari, një të bardhë, të zi dhe të kaftë”, tha Alberto.
Tani nuk është Ferrari, por ka ngjyrën ikonë të veturës sportive – pra të kuqe dhe është prona e vetme që e ka. Bëhet fjalë për një Fiat Punto brenda të cilit futet për t’u ngrohur.

“Nganjëherë futem brenda për të mos e ndjerë aq shumë të ftohtit, por e mbaj motorin e fikur pasi nuk kam para për benzinë”, shtoi ai.
Megjithatë, thotë se nuk është i vetëm në këtë botë, dhe se djali i tij nga martesa e dytë, nuk di asgjë për rrethanat në të cilat ai jeton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb